spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
19:40
HomeKulturë“Dita e Shtegtarit” sjell ritëm dhe kulturë në zemër të Lezhës

“Dita e Shtegtarit” sjell ritëm dhe kulturë në zemër të Lezhës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në Lezhë u përmbyll mbrëmjen e djeshme rrugëtimi i Fest N’Shpi, që për 15 net me radhë mbushi qytetin me muzikë dhe energji pozitive.

Ky aktivitet u përmbyll me “Ditën e Shtegtarit”, një festë kushtuar emigrantëve që jetojnë në vende të ndryshme të botës, e kthyer tashmë në traditë të përvitshme.

- Advertisement -

Sheshi “Gjergj Kastrioti” u mbush me qytetarë të shumtë mbrëmjen e djeshme, ku pjesa më e madhe ishin emigrantë të ardhur për të kaluar pushimet verore pranë familjarëve të tyre.

Atmosfera festive u shoqërua me muzikë dhe aktivitete kulturore, ndërsa të pranishmit e konsideruan këtë festë si një nga mënyrat më të bukura për t’u bashkuar dhe për të ruajtur lidhjet me vendlindjen.

- Advertisement -

Kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, u shpreh se “’Dita e Shtegtarit’ është një ndër festat më të rëndësishme për qytetin, e cila vjen pas 15 netëve me aktivitete artistike e kulturore në sheshin qendror”.

“Kjo është një ndër ditët më të rëndësishme të këtij qyteti, pasi kulmon dita e qytetarëve me atë të emigrantëve që kthehen me pushime. Kemi 15 ditë që e kemi mbushur këtë shesh me aktivitete të ndryshme. Pjesëmarrësit shtohen çdo vit”, theksoi Ndreu.

Festa zgjati deri në mesnatë, ndërsa për dy ditë me radhë emigrantë të shumtë u pritën edhe nga kryebashkiaku Ndreu, duke e kthyer këtë ngjarje në një urë të fortë komunikimi mes diasporës dhe vendlindjes.

Kryebashkiaku Ndreu falënderoi të gjithë pjesëmarrësit që iu bashkuan këtyre netëve duke e kthyer sheshin qendror të qytetit në një skenë të mbushur me emocione. /atsh

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat