spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
21:11
HomeSiguriaPoliciaS.S. arrestohet në Merdare, dyshohet për krime lufte ndaj civilëve në Vushtrri

S.S. arrestohet në Merdare, dyshohet për krime lufte ndaj civilëve në Vushtrri

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Nën dyshimet për krime lufte, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet S.S.

“Policia e Kosovës, përkatësisht hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë arrestuar S.S., në pikën kufitare të Republikës së Kosovës me Serbinë në Merdare, dhe në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Ai dyshohet se gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” në Komunën e Vushtrrisë.

“Brenda afatit të përcaktuar ligjor, ndaj S.S do të parashtrohet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë”, përfundon njoftimi.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat