spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
19:22
HomeSiguriaPoliciaLAJMI I FUNDIT / Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë

LAJMI I FUNDIT / Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sonte në kryeqytet ka pasur gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Astrit Rrushi”, afër shkollës “Pavarësia”. Policia e Kosovës, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin.

Sipas zëdhënëses së Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, bazuar në të dhënat fillestare nuk ka pasur persona të lënduar.

- Advertisement -

“Rreth orës 19:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare nuk ka pasur persona të lënduar”, theksoi Ahmeti.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat