spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:11
HomeKosovaKuvendiKuvendi: Vazhdimi i seancës është caktuar për nesër në orën 11:00, Kushtetuesja...

Kuvendi: Vazhdimi i seancës është caktuar për nesër në orën 11:00, Kushtetuesja kërkon votim të hapur

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se vazhdimi i seancës konstituive do të mbahet nesër nga ora 11:00.

Deputetët do të mblidhen pas aktgjykimit të publikuar dje nga Gjykata Kushtetuese që solli rregulla të reja për konstituimin e Kuvendit.

- Advertisement -

Kushtetuesja përmes këtij aktgjykimi urdhëroi votim të hapur dhe jo më shumë se tri herë të propozohet emri i njëjtë dhe se konstituimi i Kuvendit duhet të bëhet për 30 ditë.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, nesër është i obliguar që në votim të hapur ta ftojë subjektin më të madh parlamentar, Lëvizja Vetëvendosje, për të propozuar një kandidat për postin e kryeparlamentarit.

- Advertisement -

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, nesër është i obliguar që në votim të hapur ta ftojë subjektin më të madh parlamentar, Lëvizja Vetëvendosje, për të propozuar një kandidat për postin e kryeparlamentarit.

Dehari u nxor shkelës i Kushtetutës me hedhjen në votim të Komisionit për votim të fshehtë përmes të cilit partia e tij synonte të zgjidhte Albulena Haxhiun kryeparlamentare.

Rendi i ditës:

  • Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit,
  • Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat