spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:04
HomeLajmeShokët i vendosin flamuj të UÇK-së dhe SHBA-së para shtëpisë

Shokët i vendosin flamuj të UÇK-së dhe SHBA-së para shtëpisë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Veterani i UÇK-së, Agim Pllashniku, akuzon për përndjekje politike – shokët i vendosin flamuj të UÇK-së dhe SHBA-së para shtëpisë


Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Pllashniku, ka akuzuar pushtetin aktual për margjinalizimin e luftëtarëve të lirisë, pasi – sipas tij – kontrata e punës në ndërmarrjen publike “Ibër-Lepenc” iu ndërpre në mënyrë të dhunshme. Pllashniku ka drejtuar akuza të rënda ndaj Faruk Mujkës, kryeshef ekzekutiv i kësaj kompanie dhe eksponent i partisë së kryeministrit Kurti.

- Advertisement -

Në shenjë solidariteti, shokët e tij të luftës kanë vendosur para shtëpisë së Pllashnikut flamurin e UÇK-së dhe flamurin amerikan, duke rikujtuar aleancën e kohës së luftës dhe sakrificat e bëra për liri.

Redaksia ka siguruar edhe fotografi të Pllashnikut nga koha e luftës, ku ai shihet në uniformën e UÇK-së së bashku me bashkëluftëtarët e tij. Këto pamje, të mbushura me simbolikë, shërbejnë si kujtesë e rrugës së vështirë të çlirimit dhe ndjenjës së padrejtësisë që sot, sipas tij, po e përjetojnë shumë veteranë.

- Advertisement -

Ky rast ka hapur sërish debatin mbi trajtimin e luftëtarëve të UÇK-së, të cilët shpesh ndihen të lënë pas dore e të përjashtuar nga institucionet që ata dikur ndihmuan t’i krijojnë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat