Kompania turistike, Pranvera Tours ka reaguar pas aksidentit me fatalitet në Dollc të Klinës.
Kompania në fjalë ka duke njoftuar se ka humbur jetën shoferi i veturës, ndërsa shoferi dhe pasagjerët e autobusit kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe gjendja e tyre është jashtë rrezikut.
“Me keqardhje të thellë ju njoftojmë se sot ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë njëri nga autobusët e kompanisë sonë dhe një automjet tjetër. Fatkeqësisht, si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën shoferi i veturës. Ne shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e tij në këtë moment të vështirë. Shoferi dhe pasagjerët tanë kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe gjendja e tyre është jashtë rrezikut”, thuhet në njoftim.
Kurse policia ka përcaktuar dyshimet e para të këtij aksidenti.
“Deri te ky aksident dyshohet se ka ardhur derisa drejtuesi i veturës ishte duke qarkulluar nё drejtimin Prishtinё–Pejё, ku me tё arritur në fshatin Dollc, duke mos iu pёrshtatur shpejtёsisё dhe kushteve tё rrugёs, humb kontrollin mbi automjet dhe kalon nё shiritin pёr lëvizje nga ana e kundёrt dhe godet autobusin nё pjesёn ballore”, thuhet në njoftimin e policisë.



