spot_img
E diel, 12 Prill, 2026
22:54
HomeKosovaKrasniqi: Dehari do të duhej të kërkonte falje ndaj deputetëve për veprimet...

Krasniqi: Dehari do të duhej të kërkonte falje ndaj deputetëve për veprimet e tij kundërkushtetuese

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Analisti Albert Krasniqi ka komentuar seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovë për të cilën ka thënë se kryesuesi i seancës, Avni Dehari do të duhej të kërkonte falje për veprimet antikushtetuese.

Ai ka thënë se gjithashtu Dehari do të duhej të tërhiqej nga kryesimi i seancës.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Avni Dehari, të paktën, do të duhej ta kishte hapur seancën e djeshme me një kërkim falje ndaj deputetëve për veprimet e tij kundërkushtetuese.

- Advertisement -

Sa herë që deputetët i rikujtonin Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, ai me arrogancë kërkonte nga regjia t’ua ndalte mikrofonin.

Më e natyrshmja do të ishte që ai të tërhiqej krejtësisht nga kryesimi i seancës konstituive.

– Imponoi në mënyrë arbitrare një opsion kundërkushtetues.

– Injoroi aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për më shumë se një muaj.

– Dëshmoi se nuk është në gjendje të veprojë i pavarur nga diktati partiak.

Një kryesues i seancës konstituive duhet të mbrojë rendin kushtetues dhe dinjitetin e Kuvendit, jo ta cenojë atë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat