Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë sot në varrimin e Greta Kryeziut në fshatin Roganë të Kamenicës.
Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj e ka përkujtuar aktivisten e partisë së tij si një profesioniste të përkushtuar dhe të palodhshme, që la gjurmë të pashlyeshme në punën e saj brenda Aleancës.
“Greta do të kujtohet gjithmonë si shembull i përkushtimit dhe i dashurisë për njerëzit”, ka shkruar Haradinaj, duke u shprehur ngushëllime familjes, të afërmve dhe miqve të saj.

Rikujtojmë se Greta Kryeziu ishte Drejtoreshë e Drejtorisë për Shëndetësi në Komunën e Kamenicës, komunë e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, ku në nivel lokal është në koalicion edhe me AAK-në.
Greta Kryeziu ndërroi jetë në moshë të re, duke lënë pas dhimbje të madhe te familja, kolegët dhe bashkëpunëtorët e saj.