spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
04:45
HomeRajoniMaqedonia e VeriutKërçova në zi, dy nxënëse humbin jetën tragjikisht

Kërçova në zi, dy nxënëse humbin jetën tragjikisht

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në një postim të SHMK “Drita” – Kërçovë njoftohet për humbjen tragjike të dy nxënëseve të kësaj shkolle, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi.

Nga shkolla kanë shprehur ngushëllimet për familjet, të afërmit dhe miqtë e tyre.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Me dhembje të thellë dhe zemra të tronditura morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të dy nxënëseve tona të dashura, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi. Humbja e tyre ka prekur thellë çdo kënd në shkollën tonë dhe ka lënë pas një boshllëk të pazëvendësueshëm në zemrat tona.

- Advertisement -

Në këto çaste të rënda pikëllimi, stafi pedagogjik, drejtoria dhe gjithë nxënësit e SHMK “Drita” – Kërçovë shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjet, të afërmit dhe miqtë e tyre. Ndajmë dhimbjen me ju dhe lutemi që Zoti t’ju japë forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe.

Qoftë kujtimi i Erionës dhe Albinës i përjetshëm!

U prehshin në paqe!

Me respekt dhe pikëllim të thellë,

Drejtoria dhe stafi i SHMK “Drita” – Kërçovë

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat