spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:23
HomeSiguriaPoliciaDy familje bëhen llom në Lipjan

Dy familje bëhen llom në Lipjan

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dhjetë persona të dyshuar, anëtarë të dy familjeve, pasi të njëjtit për motive ende të panjohura janë përfshirë në rrahje në mes veti.

Rasti ka ndodhur në Lipjan, të premten në ora 14:44.

- Advertisement -

“Janë arrestuar dhjetë të dyshuar meshkuj kosovarë, anëtarë të dy familjeve, pasi të njëjtit për motive ende të panjohura janë përfshirë në rrahje në mes veti dhe gjatë përleshjes dyshohet se kanë përdorur mjete të forta, ndërsa në posedim kanë pasur edhe një armë automatike, e cila nuk është përdorur”, thuhet në raport.

Njësitet policore si dëshmi materiale kanë konfiskuar armën e cekur me dy karikatorë dhe 46-fishekë dhe mjetet tjera të përdorura.

- Advertisement -

Lëndime kanë pësuar dy të dyshuar prej të cilëve njëri është liruar pas tretmanit mjekësor, ndërsa tjetri është dërguar në QKUK për mjekim të mëtutjeshëm.

Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarve (përfshirë edhe të lënduarit) pas intervistimit, u është shqiptuar masa e ndalimit për 48-orë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat