spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:31
HomeSiguriaPoliciaAksioni i madh policor kundër narkotikëve në Gjilan, arrestohen tre persona, sekuestrohet...

Aksioni i madh policor kundër narkotikëve në Gjilan, arrestohen tre persona, sekuestrohet edhe një armë zjarri

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Agjencinë Kosovare të Inteligjencës (AKI), është duke zhvilluar një aksion të madh antidrogë në fshatin Zhegovc të Gjilanit.

Lajmin për mediat e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Fadil Hoti, i cili tha se në këtë operacion janë zbuluar disa sera të përdorura për kultivimin e lëndëve narkotike.

- Advertisement -

Sipas informacioneve të para, në vendin e ngjarjes është sekuestruar edhe një armë zjarri, dhe janë arrestuar tre persona.

Operacioni është zhvilluar në koordinim të ngushtë me AKI-në, e cila ka ndihmuar në identifikimin e lokacionit dhe të personave të dyshuar për përfshirje në këtë veprimtari kriminale.

- Advertisement -

Raportohet se, aksioni policor është ende në zhvillim.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat