spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
11:16
HomeKosovaKuvendiPërpjekja e radhës, kënd do ta propozoj LVV për kreun e kuvendit?

Përpjekja e radhës, kënd do ta propozoj LVV për kreun e kuvendit?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot nga ora 11:00 në përpjekjen e radhës për ta konstituuar legjislaturën e nëntë.

Pas aktgjykimit të ri, i cili i ka obliguar deputetët që ta konstituojnë kuvendin brenda 30 ditësh, VV-ja herën e parë e pati propozuar Albulena Haxhiun për kryetare kuvendi, e cila i mori vetëm 57 vota.

- Advertisement -

Menjëherë pas dështimit për ta zgjedhur Haxhiun kryetare, VV-ja provoi me Donika Gërvallën, e që në sy ra Shqipe Mehmeti-Selimi, e cila nuk mori fare pjesë në votim për Gërvallën.

Shkak tha se ishin dy statuse të Gërvallës të vitit 2020, në të cilat ajo e akuzonte bashkëshortin e Shqipes, Rexhep Selimin si njeri të botës së krimit.

- Advertisement -

Ndërsa, në seancën e së premtes, Lëvizja Vetëvendosje tentoi me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Muratin, por që edhe ai i mori vetëm 57 vota.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat