spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:27
HomeKulturëCirku Kombëtar i Shqipërisë mahnit publikun në Zvicër

Cirku Kombëtar i Shqipërisë mahnit publikun në Zvicër

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Artistët e Cirkut Kombëtar kanë performuar për herë të parë në Wetzikon të Zyrihut në një performancë mbresëlënëse në kuadër të festivalit “Farbifestival” duke dhuruar emocione, pasuri kulturore dhe argëtim për të gjitha moshat.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale foto nga ky aktivitet, ndërsa u shpreh se “trupa jonë magjike pushtoi për tre netë skenën e Faerbifestival në Wetzikon–Zyrih, duke sjellë ngjyra, energji dhe diversitet kulturor për publikun”.

- Advertisement -

Mbrëmjet u moderuan nga Shqipe Sylejmani dhe Marguerite Meyer, ndërsa në sallë kishte përfaqësues të Ambasadës së Shqipërisë dhe Konsullatës së Kosovës.

Kalendari i aktiviteteve kulturore të Cirkut Kombëtar, pritet të pasurohet me më shumë evente ndërkombëtare, krahas turneve në qytetet e Shqipërisë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat