spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:13
HomeBotaKatër gazetarë vriten në sulmin izraelit ndaj spitalit në Gaza

Katër gazetarë vriten në sulmin izraelit ndaj spitalit në Gaza

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza ka raportuar për të paktën 20 të vdekur pas sulmit izraelit në spitalin Nasser në Khan Younis.

Ministria thotë se mjekët, pacientët dhe gazetarët janë midis atyre që kanë vdekur.

- Advertisement -

Al Jazeera raportoi se një nga gazetarët e saj u vra në sulm, kurse një nga kontraktorët u plagos gjithashtu.

Kameramani Hussam al-Masri u vra në sulmin e parë, raporton Reuters, dhe fotografi Hatem Khaled u plagos në një sulm të dytë.

- Advertisement -

“Jemi të shkatërruar nga lajmi për vdekjen e kontraktorit të Reuters, Hussam al-Masri, dhe plagosjen e një tjetër kontraktori tonë, Hatem Khaled, në sulmet izraelite në spitalin Nasser në Gaza sot”, tha një zëdhënës i Reuters.

Associated Press njoftoi se Mariam Dagga, një gazetare e pavarur që punonte për të, u vra gjithashtu. AP tha se ishte “e tronditur dhe e trishtuar” nga vdekja e 33-vjeçares.

Të tjerët thuhet se kanë qenë Mohammed Salama, që punonte për Al Jazeera dhe fotografi Moaz Abu Taha .

Ushtria izraelite ka thënë se do të ketë një “hetim fillestar” dhe shtoi se “nuk i shënjestron gazetarët”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat