spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:27
HomeKulturëGeorge Clooney shkëlqen në Venecia me rolin më personal të karrierës: “Jay...

George Clooney shkëlqen në Venecia me rolin më personal të karrierës: “Jay Kelly”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në Festivalin e Filmit në Venecia u shfaq premierë filmi i ri i regjisorit Noah Baumbach, “Jay Kelly”, me George Clooney në rolin kryesor.

Aktori 64-vjeçar interpreton një yll të madh të kinemasë që përballet me boshllëkun e brendshëm dhe nis një udhëtim personal e profesional pas humbjes së një miku të ngushtë.

- Advertisement -

Krahas Clooney-t, në film luajnë Adam Sandler, Laura Dern dhe Emily Mortimer. Sandler e ka cilësuar rolin e tij si “dhuratë”, ndërsa Dern e përshkroi përvojën si një mënyrë për të nderuar figurat që e kanë mbështetur në karrierë.

Kritikat në Venecia janë të ndara: The Telegraph e quajti filmin “kryevepër të krizës së moshës së mesme” dhe i dha pesë yje, The Independent katër, ndërsa The Guardian vetëm një yll, duke e përshkruar si “të zymtë e tepër emocional”.

- Advertisement -

Edhe pse Clooney mungoi në konferencën për shtyp për shkak të një infeksioni, filmi është pritur me interes të madh dhe shihet si një nga kandidatët seriozë për çmimet e mëdha të sezonit, përfshirë edhe “Oscar”-in.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat