spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:41
HomeKosovaKuvendiPDK shpall bojkot ndaj Kryesisë: Kuvendi nuk është konstituar, nuk marrim pjesë

PDK shpall bojkot ndaj Kryesisë: Kuvendi nuk është konstituar, nuk marrim pjesë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Nga PDK-ja, përmes një komunikate për media, kanë thënë se e konsiderojnë të pa konstituar Kuvendin e Republikës së Kosovës meqë s’janë zgjedhur të gjithë nënkryetarët.

Kësisoj, PDK thotë se e konsiderojnë të pakuptimtë ftesën për takim të Kryesisë së Kuvendit dhe nuk do të marrin pjesë në takimin e ftuar nga Dimal Basha.

- Advertisement -

“Sot, Kryetari i Kuvendit shpalli të përfunduar konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pa u zbatuar në tërësi Neni 67 i Kushtetutës së Kosovës. Për Partinë Demokratike të Kosovës, Kuvendi ende nuk është i konstituuar, sepse nuk është zgjedhur Kryesia e tij në përbërjen e plotë kushtetuese.Në këto rrethana, PDK e konsideron të pakuptimtë ftesën për takim të Kryesisë së Kuvendit që nuk është konstituuar dhe nuk merr pjesë në takime të tilla, të cilat i shërbejnë vetëm agjendave partiake e jo interesit të shtetit”, thuhet në komunikatën e PDK-së.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat