spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
11:30
HomeKulturëRama: Kalaja e Bashtovës, një hapësirë moderne për kulturën dhe turizmin

Rama: Kalaja e Bashtovës, një hapësirë moderne për kulturën dhe turizmin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kalaja e Bashtovës është rihapur si një qendër kulturore falë programit “EU4Culture” të financuar nga Bashkimi Evropian.

E dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019, restaurimi i kalasë së Bashtovës ka ruajtur elementët autentikë, ka sjellë hapësira të reja për vizitorët dhe ka zbuluar shtresa të reja historike, duke hapur një kapitull të ri për këtë monument.

- Advertisement -

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale, pamje nga kalaja e Bashtovës, duke e cilësuar atë si “një nga monumentet më të çmuara të trashëgimisë sonë historike”.

- Advertisement -

Rama u shpreh se kalaja e Bashtovës “ka rilindur duke hapur dyert për vizitorët, tashmë si një hapësirë moderne për kulturën, turizmin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit”, raporton atsh.

Kalaja e Bashtovës, Monument Kulture i Kategorisë së Parë që nga viti 1948 dhe kandidate për Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, është një nga 23 sitet e trashëgimisë që po restaurohen përmes programit EU4Culture, një program prej 40 milionë eurosh i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga UNOPS në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat