spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
14:37
HomeBotaGjenden trupat e pajetë të dy pengjeve izraelite të rrembyer nga Hamasi

Gjenden trupat e pajetë të dy pengjeve izraelite të rrembyer nga Hamasi

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Izraeli njoftoi për identifikimin e trupit të Idan Shtivi, i marrë peng nga Hamasi dhe i cili u gjet në Rripin e Gazës në një operacion ushtarak këtë javë bashkë me mbetjet e dy pengjeve tjera, tha të shtunën zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Zyra e Netanyahut kishte njoftuar të premten rikthimin e trupit të Ilan Weiss së bashku me mbetjet e një pengu tjetër, identiteti i të cilit tani dihet të jetë ai i Idan Shtivi, por nuk ishte zbuluar në atë kohë.

- Advertisement -

Me gjetjen e trupave të Weiss dhe Shtivit, Izraeli thotë se 48 pengje mbeten në Gaza, nga të cilët besohet se vetëm 20 janë gjallë.

“Idan Shtivi u rrëmbye nga zona e Tel Gamës dhe u vra brutalisht nga terroristët e Hamasit pasi u përpoq për të shpëtuar dhe evakuuar të tjerët nga festivali i muzikës Nova më 7 tetor 2023. Ai ishte 28 vjeç në kohën kur vdiq”, tha ushtria izraelite të shtunën në një deklaratë.

- Advertisement -

Rreth 1,200 njerëz u vranë dhe rreth 251 u morën peng kur grupi militant palestinez Hamas sulmoi komunitetet jugore izraelite në tetor 2023.

Ministria e shëndetësisë e Gazës thotë se sulmi ushtarak i mëvonshëm i Izraelit ka vrarë mbi 63,000 palestinezë.

Lufta ka zhvendosur pothuajse të gjithë popullsinë e enklavës, ka shkatërruar infrastrukturën dhe ka shkaktuar një krizë humanitare.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat