Forbes: Një miliarder mund të shmangë marrëveshje të ngjashme me Intel, nëse Trump e ndjek planin
Një raportim i Forbes sugjeron se një miliarder i fuqishëm nuk do të pranonte kurrë një marrëveshje të ngjashme me atë që administrata e Donald Trump arriti me kompaninë Intel dhe mund të ketë mjaftueshëm ndikim për ta shmangur një skenar të tillë.
Kujtojmë se javën e kaluar, qeveria amerikane mori 10% të aksioneve të Intel në këmbim të 8.9 miliardë dollarëve grante nga programi CHIPS Act, duke e bërë shtetin një nga aksionarët më të mëdhenj të gjigantit të teknologjisë. Marrëveshja është cilësuar nga kritikët si një formë e re e “kapitalizmit shtetëror” dhe një largim nga tregu i lirë.
Sipas Forbes, një miliarder me ndikim, si Elon Musk, nuk do të pranonte një marrëveshje të tillë në kompanitë e tij, dhe mund të përdorë peshën e tij politike e ekonomike për ta shmangur. Ekspertët paralajmërojnë se ndërhyrje të tilla mund të krijojnë precedentë të rrezikshëm për ekonominë amerikane.