spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:05
HomeLajmeIKSHPK dhe KRU Prishtina paralajmërojnë: Uji nga liqeni i Badocit nuk është...

IKSHPK dhe KRU Prishtina paralajmërojnë: Uji nga liqeni i Badocit nuk është i pijshëm

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

IKSHPK dhe KRU Prishtina paralajmërojnë: Uji nga liqeni i Badocit nuk është i pijshëm

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë monitorimit të fundit të cilësisë së ujit të pijshëm është vërejtur rritje e vlerave të manganit në mostrat e marra nga liqeni i Badocit dhe rrjeti shpërndarës që furnizohet prej tij.

- Advertisement -

Sipas analizave laboratorike, përqendrimi i manganit e tejkalon kufirin e lejuar sipas Udhëzimit Administrativ nr. 10/2021, megjithëse deri tani nuk ka arritur nivele që konsiderohen të rrezikshme për shëndetin e njeriut.

IKSHPK apelon që qytetarët që furnizohen nga Fabrika e Ujit në Badoc të mos e përdorin ujin për pije deri në njoftimin e radhës. Instituti sqaron se ndotja me mangan është kimike dhe nuk mund të eliminohet me vlim. Uji aktualisht mund të përdoret vetëm për pastrim dhe mirëmbajtjen e higjienës personale.

- Advertisement -

Ndërkohë, KRU “Prishtina” ka ndërmarrë masa urgjente për menaxhimin e situatës, duke përfshirë zvogëlimin e prodhimit, shpërlarjen e intensifikuar të rrjetit shpërndarës dhe ofrimin e ujit të pijshëm përmes autoboteve në zonat e prekura, sipas orarit të caktuar nga kompania.

Zonat e prekura përfshijnë Graçanicën dhe fshatrat përreth, Hajvalinë, Veternikun, Matiçanin, Bregun e Diellit, si dhe disa lagje e rrugë kryesore të Prishtinës, përfshirë Qendrën tregtare Albi Mall, zonën “te Xhambazët” dhe rrugët përreth Pallatit të Drejtësisë.

IKSHPK dhe KRU “Prishtina” njoftojnë se kontrollet mbi cilësinë e ujit janë shtuar dhe bashkëpunimi mes dy institucioneve do të vazhdojë deri në sigurimin e furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat