spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
19:24
HomeKosovaDrejtësiaSpecialja synon të përmbyllë shqyrtimin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së para pushimit...

Specialja synon të përmbyllë shqyrtimin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së para pushimit dimëror

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjykata Speciale e Hagës ka nxjerrë sot një vendim që ka caktuar 14 nëntorin si datën e synuar që të përmbyllin çështjen e tyre mbrojtja e Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit.

Ndërkohë në fund të vendimit, ka kërkuar nga palët që të përmbyllin shkresat përfundimtare të gjykimit dhe deklaratën mbi ndikimin e krimeve të pretenduara te viktimat që marrin pjesë në procedurë deri me datën 22 dhjetor 2025 para se gjykata të shkojë në pushim dimëror.

- Advertisement -

Kjo fazë mund të konsiderohet edhe përmbyllja e procedurës së provave dhe argumenteve, duke hapur rrugën për përmbylljen e shqyrtimit gjyqësor dhe më pas edhe fazën e nxjerrjes së aktgjykimit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat