spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
19:24
HomeKosovaDrejtësiaKurti në Gjykatë për rastin ndaj Klinakut, i akuzuar për kanosje ndaj...

Kurti në Gjykatë për rastin ndaj Klinakut, i akuzuar për kanosje ndaj tij

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka arritur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku sot do të mbahet shqyrtimi fillestar në çështjen gjyqësore ndaj Faton Klinakut, i cili akuzohet për kanosje ndaj tij.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Faton Klinakut për veprën penale “Kanosja”.

- Advertisement -

Gjithashtu, aktakuza është ngritur edhe ndaj një të pandehuri tjetër, N.S., është bërë e ditur në një njoftim zyrtar.

“Sipas aktakuzës, më 29.08.2023, i pandehuri F.K., me qëllim që ta frikësojë dhe ta detyrojë personin zyrtar – tani të dëmtuarin A.K. – në cilësinë e tij si kryeministër i Republikës së Kosovës, që të ndërmarrë ose të mos ndërmarrë veprime të caktuara në kuadër të ushtrimit të detyrës së tij zyrtare, e ka kanosur atë përmes profilit të tij personal në rrjetin social ‘Facebook’, duke postuar shkrime me përmbajtje kërcënuese,” ka njoftuar Prokuroria.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat