spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
19:27
HomeKosovaDrejtësiaKlinaku dhe Selmani deklarohen të pafajshëm për akuzën se e kanosën Albin...

Klinaku dhe Selmani deklarohen të pafajshëm për akuzën se e kanosën Albin Kurtin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Faton Klinaku dhe Nuredin Selmani janë deklaruar të pafajshëm në seancën fillestare të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku po akuzohen për kanosje të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Deklarimin rreth fajësisë, të akuzuarit e bënë pas leximit të aktakuzës nga prokurori Bekim Kodraliu, raporton “Betimi për Drejtësi“.

- Advertisement -

Klinaku tha se konsideron që nuk ka vepër penale, andaj nuk e pranon fajësinë.

“Konsideroj se nuk ka vepër penale dhe nuk bëhet fjalë për kurrfarë kanosje dhe nuk e pranoj”, tha i akuzuari.

Seanca ndaj Klinakut dhe Selmanit, Kurti thotë se nuk paraqet kërkesë pasurore-juridike

- Advertisement -

Edhe i akuzuari tjetër, Nuredin Selmani u deklarua i pafajshëm.

“Jo, nuk e pranoj”, tha ai.

Më pas, gjykatësi Rrahman Beqiri tha se konform nenit 240 të Kodit të Procedurës Penale, meqenëse nuk kemi pranim të fajësisë, njofton mbrojtësit e të akuzuarve, avoktët Ramë Dreshaj dhe Labinot Vata, se në afat prej 30 ditësh mund të paraqesin kundërshtim të provave.

Kurti në Gjykatë për rastin ndaj Klinakut, i akuzuar për kanosje ndaj tij

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat