spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:23
HomeKosovaDrejtësiaKrasniqi në Gjykatë përballët me akuzat e Prokurorisë Speciale

Krasniqi në Gjykatë përballët me akuzat e Prokurorisë Speciale

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-Kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, është paraqitur sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, lidhur me aktakuzën e ngritur ndaj tij nga Prokuroria Speciale.

Ndaj Krasniqit, ka dy aktakuza të ngritura. Aktakuza e re e ngarkon ish-Kryeshefin e KEK-ut se e dëmtoi shtetin për 37 milionë euro, bashkë me dy të tjerë.

- Advertisement -

Aktakuza ndaj Krasniqit, Ymer Dragushës dhe Isuf Zejnës, është ngritur më 31 dhjetor 2024, për veprat penale, “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar, zbulimi i fshehtësisë zyrtare dhe ndihmë në keqpërdorim të detyrës dhe autoritet zyrtar”.

Aktakuza e parë ndaj Krasniqit është ngritur më 19 gusht të vitit 2024, për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat