Rreth 30 udhëheqës evropian pritet të marrin pjesë në samitin virtual mes Evropës dhe SHBA-ve, ku pikë kryesore e diskutimit është Ukraina.
Në samit do marrë pjesë edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, i cili mbërriti në kryeqytetin francez dje në mbrëmje.
Kjo do të shënojë raundin e fundit të bisedimeve pasi disa runde bisedimesh që janë mbajtur që nga samiti në Uashington me Donald Trump muajin e kaluar.
Takimi ka të ngjarë të përqendrohet në garancitë e sigurisë që mund të ofrohen për Ukrainën.
“Ne, evropianët, jemi gati t’i ofrojmë garanci sigurie Ukrainës”, tha dje presidenti francez Macron.
Në anën tjetër, Moska nisi sulme gjatë natës në qytetin por jugor të Odesës dhe në rajonin verilindor të Kharkivit.
Pesë persona u lënduan në Kharkiv, por deri më tani nuk është raportuar për viktima.
Gjatë natës, Rusia lëshoi 112 dronë Shahed në Ukrainë, tha forca ajrore e vendit, nga të cilët 84 u rrëzuan.
Nga ana tjetër, Donald Trump ka thënë përsëri se do të arrijë paqen në Ukrainë.
“Ne do ta bëjmë këtë”, tha Trump, pavarësisht mungesës së përparimit të prekshëm që nga samiti në Alaskë me Vladimir Putin tri javë më parë.
“E kam ndjekur, e kam parë dhe kam folur për këtë me presidentin Putin dhe presidentin Zelenskyy. Diçka do të ndodhë, por ata nuk janë ende gati. Por diçka do të ndodhë. Ne do ta bëjmë”.
Mbrëmjen e kaluar ndërsa priti udhëheqësin polak në Shtëpinë e Bardhë, Trump i lëshoi një paralajmërim të ri Putinit, duke thënë se “do të shihni gjëra që do të ndodhin” nëse SHBA-të janë të pakënaqura me vendimet e Putinit mbi luftën.
Presidenti amerikan kuptohet të jetë i frustruar me mungesën e përparimit që nga samiti i Alaskës.
Vladimir Putin ende nuk ka rënë dakord për bisedime dypalëshe me Volodymyr Zelenskyy, të cilat Trump tha se do të organizoheshin, dhe dje në Pekin sugjeroi se do të ishte i gatshëm ta takonte atë vetëm nëse ai do të vinte në Moskë, gjë që Kievi e ka refuzuar.