spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
10:00
HomeSiguriaPoliciaTë shtëna me armë zjarri në fshatin Llapashticë të Podujevës

Të shtëna me armë zjarri në fshatin Llapashticë të Podujevës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Llapashticë të Podujevës. Kjo është konfirmuar për media nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se lidhur me rastin ata kanë marrë informata për të shtëna me armë rreth orës 19:30.

- Advertisement -

Po ashtu, nga policia është bërë e ditur edhe se hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetim për ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast.

‘‘Sot rreth orës 19:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë në fshatin Llapashticë të Podujevës.

- Advertisement -

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Aktualisht, hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetim për ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast’’, thuhet në përgjigjen e Policisë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat