Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka anuluar takimin e planifikuar më parë me kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviq.
Shkaku i këtij anulimi është takimi i kryeministrit serb me ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Rusisë, Maxim Reshetnikov, në të cilin u tha se ishte planifikuar të forcohej bashkëpunimi në fushën e ekonomisë dhe politikave të tjera ndërmjet dy vendeve.
Mediat serbe raportojnë se Qeveria e Serbisë e kishte dërguar një deklaratë për media pas takimit Vuçeviq-Rešetnjikov, por të njëjtën e kishte larguar nga faqja e internetit.