spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:23
HomeKosovaDrejtësiaShefi i EULEX-it dënon sulmet personale ndaj gjyqtarëve

Shefi i EULEX-it dënon sulmet personale ndaj gjyqtarëve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Shefi i EULEX, Giovanni Pietro Barbano, ka bërë një reagim pasi Gjykata Kushtetuese, përkatësisht gjyqtarët e saj, janë bërë target i sulmeve të zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë Albin Kurtin e Glauk Konjufcën.

Në një postim në rrjetin “X”, shefi i EULEX-it, ua rikujton se “pavarësia gjyqësore është një nga gurët themelorë të sundimit të ligjit: pavarësia e gjyqtarëve duhet të respektohet nga të gjithë, në çdo kohë”

- Advertisement -

Ai shton se “ndërhyrja e panevojshme përmes sulmeve personale që synojnë drejtpërdrejt gjyqtarët dhe prokurorët që kryejnë detyrat e tyre është gjithmonë e papranueshme”.

Gjykata Kushtetuese ka reaguar sot pas akuzave të rënda të Albin Kurtit e Glauk Konjufcës dje në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së. Deklarimet e të cilëve, Kushtetuesja i ka quajtur të pamatura.

- Advertisement -

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shpreh shqetësimin e saj përkitazi me deklarimet e pamatura të zyrtarëve të lartë shtetëror dhe të zgjedhurve politikë.”

Ajo ka thënë se pavarësia e Gjykatës Kushtetuese nuk është privilegj i gjyqtarëve të saj, por është themel i shtetit të së drejtës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat