spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
17:57
HomeKosovaDrejtësiaProtestë në Hagë më 14 shtator: Diaspora dhe PDK kërkojnë drejtësi për...

Protestë në Hagë më 14 shtator: Diaspora dhe PDK kërkojnë drejtësi për UÇK-në

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka njoftuar se strukturat e kësaj partie do të jenë pjesë e protestës që do të mbahet të dielën, më 14 shtator, në Hagë.

Krasniqi ka shkruar se procesit në Hagë po i afrohet fundit, dhe populli i Kosovës pret me besim lirimin e shpejtë të heronjve të saj.

- Advertisement -

‘‘Sot, më shumë se kurrë, kemi detyrë të qëndrojmë të bashkuar për ta mbrojtur nderin e saj dhe për të kërkuar drejtësi të barabartë për të gjithë’’, ka shkruar mes tjerash ai.

Mund të jetë një imazh i teksti

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Të dielën, më 14 shtator, në Hagë, protestojmë për drejtësi.

Strukturat e PDK-së në mërgatë, aktivistë dhe qytetarë nga diaspora e nga Kosova, do të jenë aty për të ngritur zërin për luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për çlirimtarët tanë që po gjykohen padrejtësisht.

Kjo protestë është thirrje për të vërtetën dhe për drejtësinë që u takon atyre që sakrifikuan gjithçka për lirinë tonë.

Procesit në Hagë po i afrohet fundit, dhe populli i Kosovës pret me besim lirimin e shpejtë të heronjve të saj.

UÇK-ja ishte dhe mbetet themeli i lirisë sonë.

Sot, më shumë se kurrë, kemi detyrë të qëndrojmë të bashkuar për ta mbrojtur nderin e saj dhe për të kërkuar drejtësi të barabartë për të gjithë.

Bashkohu edhe ti për drejtësi!

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat