spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:05
HomeSiguriaPoliciaPolicia e Kosovës arreston një person të dyshuar për krime lufte

Policia e Kosovës arreston një person të dyshuar për krime lufte

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh, ka bërë të ditur se të premten ka arrestuar një person të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile, i cili akuzohet se mori pjesë në masakrën e 22 majit 1999 në Vushtrri, ku u vranë 71 civilë shqiptarë.

Sipas njoftimit, policia më 12 shtator ndaloi të dyshuarin, shtetas kosovar, i cili gjatë luftës së viteve 1998-1999 dyshohet se ka vepruar në grup dhe në mënyrë të organizuar si pjesëtar i mobilizuar në njësi të MUP-it serb.

- Advertisement -

Hetimet e deritanishme tregojnë se ai ka marrë pjesë drejtpërdrejt në privimin nga jeta të 71 civilëve shqiptarë në komunën e Vushtrrisë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat