Sot rreth orës 17:30, në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë, është raportuar për një aksident trafiku me pasoja fatale.
“Në këtë aksident ka qenë e përfshirë një veturë dhe një kamion në lëvizje, më pas janë goditur rrethojat e një objekti dhe disa automjete të parkuara”, tha për media zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Në këtë aksident ngasësi i kamionit ka humbur jetën dhe janë lënduar katër persona të tjerë”, konfirmoi ajo.
“Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje dhe trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, përfundoi Ahmeti.