Ferizaj është tronditur mbrëmjen e së hënës nga një vrasje që ndodhi në fshatin Balaj.
Policia ka njoftuar se i vrarë ka mbetur një 40-vjeçar.
Storm merr vesh se i dyshuari për këtë vrasje është Bekim Ramusa.
Ai është i njohur për kryerje të krimeve të rënda dhe veprave të ndryshme penale.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka deklaruar se i dyshuari është arrestuar dhe i është sekuestruar një armë zjarri.