spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:19
HomeKosovaDrejtësiaGjykata urdhëron që telefoni i Hajredin Kuçit ti nënshtrohet forenzikës

Gjykata urdhëron që telefoni i Hajredin Kuçit ti nënshtrohet forenzikës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjykatësja paraprake e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Marjorie Masselot, ka miratuar kërkesën e Prokurorisë së Specializuar për të kërkuar ndihmë nga Instituti i Jashtëm Forenzik, me qëllim krijimin e një kopjeje të imazhit forenzik dhe raportit “Cellebrite” të telefonit të sekuestruar nga Hajredin Kuçi në mars të vitit 2024.

Telefoni në fjalë ndodhet ende nën ruajtjen e EFI-së që nga sekuestrimi, ndërsa materiali i nxjerrë më parë u është dorëzuar palëve në procedurë.

- Advertisement -

Megjithatë, sipas Prokurorisë, për shkak se nuk e posedojnë fizikisht pajisjen, është e nevojshme krijimi i kopjes forenzike për të garantuar mbrojtjes qasje të plotë dhe të barabartë, shkruan Lajmi.

Ky veprim, sipas Prokurorisë, është në përputhje me rregullin 102(3) të Rregullores së DSK-së, i cili parashikon që çdo i akuzuar ka të drejtë të marrë kopje forenzike të pajisjeve të sekuestruara.

- Advertisement -

Kërkesa është mbështetur edhe nga mbrojtja e Kuçit, e cila ka theksuar rëndësinë e këtij materiali për përgatitjen e mbrojtjes.

Në vendimin e saj, gjykatësja Masselot urdhëron EFI-në që brenda tri javësh nga pranimi i kërkesës të përgatisë dhe të transmetojë përmes Zyrës së Regjistrit kopjen e imazhit forenzik dhe raportin “Cellebrite” te mbrojtja e Kuçit.

Ajo ka sqaruar se çdo paqartësi duhet t’i adresohet vetëm Regjistrit, i cili ka për detyrë të njoftojë menjëherë gjykatën në rast të ndonjë problemi gjatë procesit.

Gjithashtu, EFI-ja duhet të dorëzojë një raport të detajuar brenda 14 ditësh pas përfundimit të procedurës, në të cilin të sqarojë mënyrën e krijimit të materialit, masat mbrojtëse gjatë transmetimit dhe çdo vështirësi teknike të hasur.

Në dispozitivin e saj, gjykatësja urdhëron gjithashtu mbrojtjen e Kuçit që deri më 19 shtator 2025 të dorëzojë një version të redaktuar publik të shkresës së saj përkatëse ose të kërkojë riklasifikimin e saj si publik.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat