spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
14:37
HomeKosovaDrejtësiaRubin pyetet për akuzat e Dick Marty-it: E di që s’doli kurrë...

Rubin pyetet për akuzat e Dick Marty-it: E di që s’doli kurrë diçka prej tyre

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

James Rubin, ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, që po dëshmon në cilësi të dëshmitarit të mbrojtjes së Hashim Thaçit, është marrë në pyetje nga Prokuroria – dhe çështja doli te origjina e krijimit të Dhomave të Specializuara.

Prokurori kundërshtoi “relevancën” e referimit të akuzave të Dick Marty-it, ish-senatorit zviceran që akuzoi UÇK-në për trafikim organesh.

- Advertisement -

Por, avokati i Thaçit, Lluka Misetiq, insistoi – sepse tha se kjo gjykatë është ngritur saktësisht për ato akuza të cilat përfunduan të papërfshira në aktakuzën ndaj Thaçit dhe të tjerëv.

Avokati: A e dini çka ndodhi në fund të fundit me akuzat e Martyt?

- Advertisement -

Rubin: Besoj që kurrë s’doli asgjë nga ajo.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat