spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
06:38
HomeKosovaPresidencaPas pezullimit të dialogut strategjik, Osmani në komunikim me zyrtar amerikan të...

Pas pezullimit të dialogut strategjik, Osmani në komunikim me zyrtar amerikan të DASH-it

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pasur një bisedë telefonike me Brendan P. Hanrahan, Zyrtarë i Lartë i Byrosë për Çështje Evropiane.

Osmani ka thënë se me të ka biseduar për ruajtjen e aleancës mes Kosovës dhe SHBA-së dhe koordinimit të ngushtë.

- Advertisement -

Ajo ka shkruar në “X”, se aleanca ka qenë gjithmonë në dobi të popullit të Kosovës, sigurisë kombëtare dhe integrimeve euroatlantike.

“Gjatë  së cilës bisedë u përqendrova në rëndësinë e ruajtjes së aleancës sonë të fortë dhe sigurimit të koordinimit të ngushtë me partnerin tonë kyç. Aleanca e fortë me SHBA-në ka qenë gjithmonë në dobi të popullit tonë, sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe integrimit euroatlantik”, ka thënë Osmani.

- Advertisement -

Si Presidente e vendit tim, do të angazhohem me administratën e Presidentit e presidentit Trump për të ruajtur dhe mbrojtur aleancën tonë bazuar në besim dhe bashkëpunim të ndërsjellë”, ka thënë Osmani.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat