spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:39
HomeRajoniShqipëriaShqipëri / Pritej maratonë që do të zgjaste mbi 25 orë, seanca...

Shqipëri / Pritej maratonë që do të zgjaste mbi 25 orë, seanca e Kuvendit zgjat vetëm 25 minuta!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Vetëm 25 minuta ka zgjatur seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, me 5 minuta pushim në mes për shkak të tensioneve.

Kuvendi u mblodh për diskutuar programin qeverisës të propozuar nga kryetari i Partisë Socialiste dhe Kryeministri Edi Rama.

- Advertisement -

Por, bllokimi i foltores nga opozita shtyu kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla të kërkoi kalimin në votim.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi hodhi në votim programin qeverisës dhe përbërjen e Këshillit të ministrave, i cili u miratua me 82 vota pro, ndërkohë që opozita nuk mori pjesë në votim.

- Advertisement -

Më herët, teksa kryeministri Rama po prezantonte programin qeverisë, deputetët e opozitës tentuan të bllokonin foltoren.

Kjo për shkak të fjalim-mesazhit të transmetuar në Kuvend nga ministrja “Diella” për të cilën opozita pretendon se nuk ka mandat.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat