spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:41
HomeBotaEvropaPajtim në shumë gjëra, por në një nuk ranë dakord

Pajtim në shumë gjëra, por në një nuk ranë dakord

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer gjatë konferencës me presidentin amerikan Trump, ka thënë se planet për ta njohur shtetin e Palestinës nuk kanë lidhje me Hamasin.

“Le të jem shumë i qartë për Hamasin, është një organizatë terroriste që nuk mund të ketë asnjë rol në asnjë qeverisje të ardhshme në Palestinë. Ajo që ndodhi më 7 tetor ishte sulmi më i keq që nga Holokausti, ne kemi familje të zgjeruar në Izrael, e kuptoj nga afër ndikimin psikologjik që pati në të gjithë Izraelin. Unë e di saktësisht se ku qëndroj në lidhje me Hamasin”, tha ai.

- Advertisement -

Kurse Trump deklaroi se kishte parë videot e tmerrshme të 7 tetorit kur Hamasi kishte vrarë izraelitë pa dallim moshe.

“Foshnje që janë katër muajsh dhe sapo janë prerë në copa. I ke parë kasetat dhe unë i kam parë, ti je profesionist dhe unë jam gjithashtu. Njerëzit e harrojnë 7 tetorin, unë nuk mund ta harroj”.

- Advertisement -

Megjithëse dyshja kanë mosmarrëveshje në lidhje me njohjen e Palestinës, ata para gazetarëve thanë se bien dakord që të ketë paqe, pasi situata në Gaza është e patolerueshme.

Por Donald Trump bëri thirrje për lirimin e 48 pengjeve që mbahen ende nga Hamasi që nga 7 tetori.

Megjithëse ka shprehur nervozë ndaj presidentit rus Putin, Trump tha se nuk i ka rënë pishman që e kishte ftuar në Alaska.

Starmer tha se Trump dhe aleatët evropianë duhet të “ushtrojnë presion shtesë mbi Putinin”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat