spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:38
HomeSportHaaland arrin të thej rekordin historik

Haaland arrin të thej rekordin historik

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Manchester City mori një fitore të rëndësishme në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Napolin me rezultatin 2-0 në “Etihad”, pavarësisht se luajti për një pjesë të mirë të ndeshjes me 10 lojtarë.

Heroi i takimit ishte padyshim Erling Haaland, i cili theu një tjetër rekord historik.

- Advertisement -

Sulmuesi norvegjez shënoi golin e tij të 50-të në Ligën e Kampionëve në vetëm paraqitjen e 49-të, duke u bërë lojtari më i shpejtë që arrin këtë shifër.

Haaland realizoi me kokë pas një asistimi nga Phil Foden në minutën e 56-të, duke kaluar Cityn në avantazh.

- Advertisement -

Pak më herët, Napoli mbeti me një lojtar më pak pasi Giovanni Di Lorenzo u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes ndaj Haaland, vendim i marrë pas ndërhyrjes së VAR-it.

Në minutën e 66-të, Jeremy Doku dyfishoi shifrat me një gol të bukur pas një aksioni personal, duke vulosur suksesin e kampionëve të Anglisë.

Edhe pse Napoli tentoi të mbrohej dhe portieri Milinkovic-Savic bëri disa pritje vendimtare, nuk mundi të shmangte disfatën e parë në këtë edicion të UCL, ndërsa mbetet ende pa fitore në tokën angleze pas 13 përpjekjesh në të gjitha garat.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat