Kryeministri Albin Kurti ka shkruar pas takimit që ka pasur sot me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen.
Kurti ka thënë se në këtë takim të katërt në Qeverinë e Kosovës, ka falënderuar Von Der Leyen për udhëheqjen e saj në avancimin e Planit të Rritjes së BE-së.
“Ne jemi të përkushtuar për zbatimin e këtyre reformave përmes një procesi të bazuar në merita”, ka shkruar Kurti.
Kurti ka theksuar rëndësinë e dorëzimit të pyetësorit për anëtarësim dhe heqjen e menjëhershme të masave të BE-së.
“Unë ritheksova gjithashtu rëndësinë e dorëzimit të pyetësorit për anëtarësim dhe kërkova heqjen e plotë dhe të menjëhershme të masave të padrejta dhe të padrejta të BE-së.Në një kohë kur autokracitë sfidojnë liritë universale, Kosova qëndron si një spirancë e vlerave themelore të BE-së në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Kurti.
Kurse Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka falënderuar kryeministrin Albin Kurti për pritjen që sot i bëri në Prishtinë.
Në një postim në platformën X, ajo e ka uruar Kurtin për arritjen dhe sukseset “mbresëlënëse” në ekonomi.
“Jemi krenarë që ju mbështesim. Le të vazhdojmë të punojmë së bashku hap pas hapi për të ardhmen evropiane të Kosovës”, ka thënë Von der Leyen.