Rruga “Luan Haradinaj”, Qendra, Dardania, Lakrishtja dhe një pjesë e lagjes Kalabria që nga mëngjesi kanë mbetur pa furnizim me ujë.
Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se kjo ka ndodhur për shkak të një defekti të papritur në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Luan Haradinaj”.
- Advertisement -
Kompania ka thënë se ekipet janë duke punuar në sanimin e defektit.