Ralph Lauren po përdor inteligjencën artificiale, duke shënuar një hap tjetër drejt inovacionit në modë me prezantimin e “Ask Ralph AI”.
Njëzet e pesë vjet pas debutimit online – kompania ishte një nga markat e para luksoze të veshjeve – që u bë pioniere në tregtinë elektronike.
Marka amerikane tani po integron inteligjencën artificiale në përvojën e saj të blerjeve.
Shërbimi, i krijuar në bashkëpunim me Microsoft Azure OpenAI – do t’u ofrojë klientëve këshilla të personalizuara – duke sugjeruar veshje që mund të blihen direkt në aplikacionin e kompanisë.
Aplikacioni i ri “Ask Ralph” nuk u përgjigjet vetëm pyetjeve për stilin – falë aftësisë së tij për të mësuar nga arkivi i markës dhe filozofia e stilistit, ai është në gjendje të sugjerojë veshje që mund të blihen menjëherë si për linjat e meshkujve ashtu edhe për ato të grave.
Përdoruesit mund të bashkëveprojnë me IA-në përmes komandave të thjeshta, nga pyetje të përgjithshme (“Çfarë duhet të vesh në një koncert?”) deri te pyetje më specifike se si të stilojnë rrobat e tyre.
Teknologjia është projektuar për të qëndruar e fokusuar te produkti, duke shmangur devijimet në pyetje jashtë teme dhe duke ruajtur një qasje të pastër dhe funksionale tregtare.