spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
06:38
HomeEkonomiASK: Ekonomia e Kosovës shënoi rritje prej 4.58 % në tremujorin e...

ASK: Ekonomia e Kosovës shënoi rritje prej 4.58 % në tremujorin e dytë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për Bruto Produktin Vendor në tremujorin e dytë (TM2) të vitit 2025, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve.

Të dhënat tregojnë se BPV-ja ka shënuar rritje reale prej 4.58% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.

- Advertisement -

Sipas raportit të ASK-së thotë se këto të dhëna pasqyrojnë një performancë pozitive të ekonomisë së Kosovës në tremujorin e dytë të këtij viti.

Sipas ASK-së, rritje kanë shënuar disa sektorë kyç të ekonomisë, përfshirë: Aktivitetet financiare dhe të sigurimit (8.79%), aktivitetet profesionale, teknike dhe të shërbimeve administrative (4.27%), ndërtimtaria (4.15%), tndustria përpunuese (3.34%), tregtia, transporti, akomodimi dhe shërbimet ushqimore (3.62%), bujqësia, pylltaria dhe peshkimi (2.98%), informacioni dhe komunikimi (2.38%) dhe aktivitetet e pasurive të paluajtshme (0.44%).

- Advertisement -

Në anën tjetër, rënie u regjistrua tek industria nxjerrëse, energjia elektrike, gazi, furnizimi me ujë dhe menaxhimi i mbeturinave, me një tkurrje prej -6.79%.

Nga ana e shpenzimeve, rritjen e BPV-së e kanë ndikuar: Eksporti i mallrave dhe shërbimeve (10.42%), importi i mallrave dhe shërbimeve (13.23%), formimi i bruto kapitalit (10.99%), dhe konsumi final i ekonomive familjare dhe i institucioneve jofitimprurëse që i shërbejnë ekonomive shtëpiake (3.91%).

ASK thekson se këto të dhëna pasqyrojnë një performancë pozitive të ekonomisë së Kosovës në tremujorin e dytë të këtij viti, me rritje të dukshme në sektorët e shërbimeve dhe investimeve.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat