spot_img
E hënë, 6 Prill, 2026
10:09
HomeKosovaBehrami: Kurti e ka skicuar një rrugë pa aleatë, po e imiton...

Behrami: Kurti e ka skicuar një rrugë pa aleatë, po e imiton Serbinë dhe Vuçiqin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka thënë se lideri i LVV-së, Albin Kurti, për dy dekada ka krijuar narracion të rrejshëm për procesin e dialogut në Bruksel.

Ai ka bërë me dije se në këtë narracion ai është munduar ta paraqes Serbinë si fituesve të këtij procesi.

- Advertisement -

Në profilin e tij në “Facebook”, Behrami ka shkruar se Kurti tani është duke e imituar sjelljen e Serbisë.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Tash e dy dekada, Kurti e ka krijuar narracionin e rrejshëm që përfituesja më e madhe e dialogut është Serbia.

Ai është i bindur se Serbia ka ‘përfituar’ në dialog duke qenë destruktive!

Në këtë mënyrë Kurti e ka skicuar rrugën që do ta rrahë.

Një rrugë pa aleatë, një rrugë ndryshe nga ajo që kemi ndjekur në dy dekadat e fundit, bashkërisht me aleatët tanë.

Kurti sot imiton Serbinë dhe Vuçiqin.

Ai me vetëdije sot po jetëson një doktrinë që fund e krye është doktrinë serbe!

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat