spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
06:41
HomeBotaVriten 30 palestinezë, Hezbollahu paralajmëron sulme në 25 qytete izraelite

Vriten 30 palestinezë, Hezbollahu paralajmëron sulme në 25 qytete izraelite

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Të paktën 30 persona janë vrarë në sulmet izraelite në disa shtëpi në veri të Gazës, sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA.

Sulmet thuhet se ishin në Beit Lahiya.

- Advertisement -

Nga ana tjetër, Hezbollahu ka paralajmëruar banorët në 25 qytete në veri të Izraelit që të evakuohen menjëherë – urdhri i tij më i madh që nga fillimi i luftimeve aktuale.

Grupi militant me bazë në Liban tha se qytetet janë bërë objektiva legjitime.

- Advertisement -

“Të gjithë banorët e vendbanimeve të përmendura në këtë deklaratë janë kërkuar që të evakuohen menjëherë. Vendbanimet tuaja janë kthyer në terrene organizimi dhe raportimi për trupat ushtarake të armikut që po sulmojnë Libanin. Si rezultat, ato janë bërë objektiva legjitime ushtarake për forcat ajrore dhe raketat e rezistencës islame”, thuhet në një deklaratë të militantëve.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat