storm•/Komunikacion: Sot në mbrëmje ka ndodhur një aksident fatal në Malishevë, ku një qytetar ka humbur jetën. Hetimet për rastin janë duke u realizuar nga autoritetet rajonale Policisë së Gjakovës, të cilat po përpiqen të zbardhin shkakun e kësaj ngjarjeje tragjike.
Nga burimet e veta brenda policisë, storm• ka mësuar se i dyshuari për shkaktimin e këtij aksidenti është në procedurën e marrjes në pyetje, në pritje të vendimit se si do të veprojë prokurori.
Kujtojmë se, numri i aksidenteve në trafik vazhdon të jetë shqetësues, me raportime të përditshme për ngjarje të tilla. Shumica e aksidenteve ndodhin si pasojë e pakujdesisë së shoferëve, duke e rrezikuar kështu jo vetëm jetën e tyre, por edhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.