spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
19:37
HomeKosovaDëshmia e Rubin dhe tjerëve në Hagë, Kurti: E kam përcjell aq...

Dëshmia e Rubin dhe tjerëve në Hagë, Kurti: E kam përcjell aq sa kam mundur, duhet ta presim…

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se e ka përcjellë pjesërisht gjykimin në Hagë. Ai ka thënë se Mbrojtja është përcaktuar për një orientim të veçantë dhe se roli i tyre është i kufizuar.

“E kam përcjellë pjesërisht, me aq sa kam mbërri për shkak të angazhimeve dhe aktiviteteve të shumta. Mbrojtja është përcaktuar për një orientim të veçantë, roli ynë është i kufizuar. Ne kemi dhënë mbështetje financiare në mënyrë të pandërprerë dhe shpresojmë për më të mirën. Por, në anën tjetër, qëndrimi im për Gjykatën Speciale është i njëjti prej fillimit”, ka thënë ai, në një prononcim për T7.

- Advertisement -

Gazetari e pyeti: Si e komentoni faktin që Demaçi po përmendet si kryesori? Ju keni qenë bashkëpunëtor i ngushtë me të?

Ai tha se do të presë ecurinë e këtij procesi pa dhënë vlerësime politike.

- Advertisement -

“Faleminderit. Unë besoj që duhet të presim ecjen e këtij procesi pa dhënë ne vlerësime politike. Edhe njëherë po e theksoj që qëndrimi im për Gjykatën Speciale nuk ka ndryshuar asnjëherë.”

Kurti nuk u përgjigj nëse beson që ish krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm.

“Faleminderit shumë”, tha ai pa shtuar asgjë tjetër.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat