spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
19:30
HomeKosovaSopi: UÇK-ja ishte ushtri vullnetare, jo e themeluar me vendim qeveritar

Sopi: UÇK-ja ishte ushtri vullnetare, jo e themeluar me vendim qeveritar

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Fatmir Sopi, ka komentuar zhvillimet në Hagë, përkatësisht dhënien e dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtjes, ku ka thënë se UÇK-ja nuk është themeluar me ndonjë vendim qeveritar, por ka qenë ushtri vullnetare.

“Ushtri e krijuar në rrethana lufte, në rrethanat e pushtimit të egër serb. Nuk ka qenë ndonjë ushtri e themeluar me vendim qeveritar, me një hierarki me të cilën funksionojnë të gjitha ushtritë e botës”, ka thënë ai në emisionin “Five” të Dukagjini.

- Advertisement -

Ai ka shtuar se komandantët e zonave ishin përgjegjës në zonat e tyre dhe se komunikimi ka qenë i vështirë si në marrjen e urdhrave, ashtu edhe në dhënien e tyre.

Më tej, Sopi ka thënë se UÇK është themeluar mbi bazën e disa grupeve fillestare guerile.

- Advertisement -

“Më vonë është bërë fuzionimi i tyre në Zona dhe është formuar Shtabi i Përgjithshëm”, është shprehur ai, duke shtuar se komandantët e zonave kishin autoritetin e tyre.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat