spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:25
HomeKosovaA i ka Kurti votat për formimin e qeverisë?

A i ka Kurti votat për formimin e qeverisë?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka pranuar të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve nëse partia e tij, Vetëvendosje ka zhvilluar takime me partitë e tjera për të siguruar votat për formimin e qeverisë.

Ai tha se gjenden në Poliklinikë Specialistike, duke mos u përgjigjur për pyetjen konkrete.

- Advertisement -

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit pritet në fund të muajit shtator.

Deri atëherë, Gjykata ka vendosur masë të përkohshme, përmes së cilës ua ndalon deputetëve të ndërmarrin veprime si dhe ndalon zhvillimin e ndonjë procedure për formimin e qeverisë së re të Kosovës.

- Advertisement -

Kjo masë është në fuqi nga 5 deri më 30 shtator dhe është vendosur nga Kushtetuesja njëzëri, ex officio dhe mbi bazën e kërkesës së deputetëve të Listës Serbe.

Gjykata Kushtetuese tha se e pranoi kërkesën për masë të përkohshme, sepse ajo i shërben “evitimit të rreziqeve ose dëmeve të pariparueshme” dhe është në “interes publik”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat