spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
12:30
HomeBotaNjë herë në vit mund ta përjetojmë deja vu-n!

Një herë në vit mund ta përjetojmë deja vu-n!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Dy herë në vit, kemi mundësinë të përjetojmë ndryshimin e orës, përkatësisht përparimin dhe kthimin prapa në kohë.

storm•/Time: Ndërrimi i orës për kalimin në orën dimërore ndodh zakonisht në fund të tetorit. Në Kosovë dhe shumicën e vendeve të Evropës, ora ndryshon të dielën e fundit të tetorit; këtë vit, ndërrimi ndodhi mëngjesin e sotëm, më 27 tetor, kur në orën 3:00 akrepat u kthyen automatikisht një orë prapa, duke e përsëritur orën 2:00.

- Advertisement -

Ky ndryshim sjell perëndimin e diellit më herët dhe njëkohësisht lindjen e tij më herët. Tradita e ndërrimit të orës ka për ideator Benjamin Franklin-in, i cili kishte botuar një letër në një gazetë franceze, duke theksuar nevojën që njerëzit të zgjohen një orë më herët gjatë 7 muajve të vitit dhe një orë më vonë gjatë 5 muajve të tjerë. Ndërsa në kohët moderne, në vitin 2021, Bashkimi Europian vendosi të ndalojë ndryshimin e detyrueshëm të orës, duke u dhënë shteteve anëtare të drejtën të zgjedhin nëse duan të mbajnë orën verore apo dimërore.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat