spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:41
HomeKosovaDrejtësiaDuncan qesh gjatë shfaqjes së incizimit ku Thaçi shpjegon pse emri i...

Duncan qesh gjatë shfaqjes së incizimit ku Thaçi shpjegon pse emri i Çekut u zëvendësua me…

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjatë dëshmisë së John Duncan në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, u shfaq një incizim i Hashim Thaçit i cili intervistohej nga hetuesit ndërkombëtarë lidhur me dokumentin e Marrëveshjes së demilitarizimit të UÇK-së.

Në këtë video, dëgjohej Thaçi teksa thoshte se dokumenti ka qenë i destinuar që të nënshkruhet nga Agim Çeku.

- Advertisement -

“Dokumenti që ma prezantuat ka qenë për t’u nënshkruar nga Agim Çeku, ka qenë i diskutuar më herët dhe besoj që ai mund ta sqarojë atë rrethanë se pse është larguar në momentin e fundit nga nënshkrimi”, dëgjohet duke thënë Thaçi, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ai tha se ndonëse është ndërruar emri i Çekut me të tij, shtoi se pozita “Komandant i Përgjithshëm” nuk u ndryshua.

- Advertisement -

“Në momentin e fundit është ndryshuar emri i tij me timin dhe kam mbetur. Por nuk është ndërruar Commander in Chef (Komandant i Përgjithshëm). Ka qenë rrëmujë dhe gjithçka është bërë shpejt e shpejt. Ka qenë dëshmitar edhe ndihmëssekretari i zonjës Albright, James Rubin”, thoshte Thaçi.

Teksa transmetohej incizimi i intervistimit të Thaçit, dëshmitari qeshte me zë. Ai pohoi se ajo se çka tha Thaçi qëndron.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat